top of page

Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë–Vlorë, përplasen 9 makina – 3 të plagosur



Lushnjë, 31 mars 2025 – Një aksident zinxhir me përmasa të mëdha ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë–Vlorë, pranë kthesës së Pojanit.



Fillimisht, në aksident u përfshinë 7 automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Si pasojë e përplasjes, 3 persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.


Ndërkohë, pas ngjarjes së parë, ndodhën përplasje të tjera në të njëjtin segment rrugor, ku u përfshinë edhe 2 mjete të tjera.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe rivendosjen e qarkullimit normal në aksin e prekur.

bottom of page