top of page

Basha Ramës me ironi: "Veç një shok të ka mbetur"


Lulzim basha bashk me nje  grup njerëzish ecin në një shesh me flamuj të kuq dhe një kullë në sfond. Dita është me diell. Gëzim dhe energji pozitive.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi në njësinë 8 në Tiranë. Rama kishte pyetur për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik në këtë zonë, ndërsa Basha i është përgjigjur përmes një videomesazhi nga banesa e tij. Basha Ramës:

“O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush është kandidati? Pëllumb Seferi, o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021!” – tha Basha, duke iu referuar zgjedhjeve të mëparshme.

Më tej, ai vijoi me tone ironike, duke përmendur shokët e dikurshëm të Ramës, disa prej të cilëve, sipas tij, ndodhen në arrest, në arrati apo nën hetim.

“Ngele t’u pyet për shokët e mi. S’ke faj, mor burrë, gjithë shokët e tu te 7×7 = 313, Rame! Veç një shok të ka ngel. Bufi, bufit, por vdes për bufin ti, Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti – jeni të pandarë.”

Basha e mbylli mesazhin e tij duke ironizuar Ramën dhe duke paralajmëruar vazhdimin e debatit politik në ditët në vijim.

bottom of page