Biznesmeni i dosjes “Veliaj”, Elman Abule kërkon lehtësim të masës së sigurisë – Paraqitet në GJKKO
- ab le
- Apr 3
- 1 min read
Updated: Apr 10

Elman Abule, biznesmeni nën akuzë për “Pastrim parash” dhe i përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me kryebashkiakun Erion Veliaj, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Aktualisht në masën “arrest në shtëpi”, Abule ka kërkuar ndryshimin e vendqëndrimit dhe lehtësimin e masës së sigurisë. Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim dhe të marrë një vendim mbi vijimin e masës ndaj tij.