top of page

Drejtësia 2”/ Fatmir Xhafaj: Reforma e re do të transformojë totalisht shtetin shqiptar


TIRANË – Në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Rruga e Reformave”, deputeti Fatmir Xhafaj deklaroi se është koha për një reformë të re thelbësore, që do të përgatisë Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në krye të komisionit për reformën në drejtësi, Xhafaj theksoi se fokusi i kësaj reforme do të jetë mirëqeverisja, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.


Fatmir Xhafaj Reforma e re do të transformojë totalisht shtetin shqiptar


“Anëtarësimi në BE nuk është vetëm një qëllim, por një çështje ekzistenciale për Shqipërinë. Reforma e re synon të forcojë shtetin dhe të garantojë hyrjen me meritë në familjen evropiane,” – tha Xhafaj.

Ai prezantoi një draft të mbështetur nga BE, i cili është përgatitur përmes një pune intensive me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të administratës, shoqërisë civile dhe institucioneve.

Xhafaj shtoi se Kuvendi do të ketë një rol më aktiv dhe proaktiv, duke sfiduar konceptet e vjetra të ndarjes së pushteteve:


“Shqipëria është një republikë parlamentare. Kuvendi është mbajtës i vullnetit të popullit dhe duhet të jetë në qendër të procesit të integrimit.”

Ai garantoi se puna për reformimin e shtetit do të vijojë edhe në muajt në vijim, me qëllim përfundimin e plotë të këtij procesi dhe realizimin e vizionit “Shqipëria në BE në vitin 2030.”

bottom of page