E tmerrshme në Itali! Shqiptarja 22-vjeçare gjendet e MASAKRUAR brenda një valixheje në fund të një gremine – Autori rrëfen vrasjen makabre
- ab le
- Apr 3
- 1 min read

Një krim tronditës ka shokuar Italinë dhe opinionin publik shqiptar. Ilaria Sula, një vajzë shqiptare vetëm 22 vjeç, është gjetur e masakruar dhe e futur në një valixhe, në fund të një humnerë në një zonë të pyllëzuar në Capranica Prenestina.
Pas zhdukjes së saj disa ditë më parë, policia italiane zbuloi trupin e pajetë të Ilarias në mënyrën më të frikshme të mundshme. Ajo ishte prerë me thikë dhe më pas fshehur nga autori brenda një valixheje që u hodh në një zonë të thellë malore. Autori i dyshuar është Marc Samson, 23 vjeç me origjinë filipinase, ish-partneri i saj, i cili ka pranuar vrasjen dhe ka drejtuar policinë drejt vendit ku e kishte braktisur trupin.
Në dëshminë e tij shokuese, ai ka rrëfyer se nuk pranonte ndarjen nga Ilaria dhe e ka goditur disa herë me thikë në banesën e tij, para se t’i merrte jetën dhe ta fuste në valixhe.
Hetimet tregojnë se pas krimit, ai përdorte telefonin e saj dhe postonte në emrin e Ilarias, duke mashtruar të afërmit dhe miqtë e saj. Tabulatet telefonike e nxorën në pah këtë sjellje, çka çoi në arrestimin e tij.
Ngjarja ka shkaktuar një valë zemërimi dhe trishtimi, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie të pabesueshme. Shqipëria dhe Italia janë sot në zi për humbjen e një vajze të re në rrethana kaq çnjerëzore.