top of page

Gjykim i shkurtuar për 12 të arrestuarit në “Flakë në Det”


Gjykim i shkurtuar për 12 të arrestuarit në “Flakë në Det”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e 12 të pandehurve të arrestuar gjatë operacionit “Flakë në Det”, që procesi gjyqësor ndaj tyre të zhvillohet me procedurë të shkurtuar.


Sipas vendimit të gjykatës, seanca përfundimtare do të zhvillohet më 23 prill, ku Prokuroria e Posaçme do të lexojë konkluzionet dhe do të kërkojë dënimin për secilin të pandehur.


Operacioni u finalizua nga SPAK dhe policia në gusht të vitit 2023, pas hetimeve që zbuluan trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet gomoneve në det të hapur pranë zonës së Patokut, ku dyshohet se u bë shkëmbim droge mes hashashit dhe kokainës.

Të arrestuarit janë: Arlind Ismailukaj, Gezim Ccelaj, Nerim Çella, Armando Mema, Dritan Metaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Armando Papa si dhe dy shtetasit ukrainas Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.


SPAK vazhdon hetimet për të dokumentuar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge.

bottom of page