top of page

Hekurudha “Kuq e Zi” drejt përfundimit? Qeveria premton miliarda, por qytetarët presin me dyshim!

Updated: 2 days ago



Në një intervistë televizive, drejtuesi i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, ka zbuluar më shumë detaje për projektin e shumëpërfolur të hekurudhës “Kuq e Zi” që do lidhë Durrësin me Prishtinën, një projekt me kosto marramendëse prej 1.8 miliardë euro.


Sipas tij, kjo linjë pritet të sjellë rritje ekonomike, zhvillim në zonat e izoluara dhe fluks turistik. Por ndërkohë që qeveria shpalos plane ambicioze për të ardhmen, qytetarët pyesin: a është ky një tjetër premtim i madh që do mbetet vetëm në letër?


Projekti do zgjasë plot 10 vjet – 1 vit për studim, 1 për prokurim, 7 për ndërtim dhe 1 për kolaudim. Verdho pretendon se gjithçka po ecën sipas planit, por nuk mungojnë skeptikët që i shohin këto deklarata si propagandë elektorale.


Me një kosto që vetëm 30-40% është e siguruar aktualisht, mbetet e paqartë se ku do gjendet pjesa tjetër e financimit.


Në një vend ku projektet infrastrukturore shpesh mbeten rrugës, qytetarët kërkojnë më shumë se fjalë – duan garanci reale që “hekurudha e ëndrrave” nuk do të kthehet në një tjetër rrugë pa krye.

bottom of page