Kaos në bypass-in Fier-Vlorë! Përplasen 7 makina – 6 të plagosur, arrestime dhe nën hetim të rinj!
- ab le
- Apr 1
- 1 min read

Policia ka dhënë detaje të reja për aksidentin masiv që ndodhi dje në bypass-in Fier–Vlorë, ku u përfshinë shtatë automjete.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, dhe referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar. Dyshohet se automjetet e drejtuara prej tyre shkaktuan përplasjen me pesë automjete të tjera.
Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona u dërguan në spital, nga të cilët katër janë larguar në banesë, ndërsa dy mbeten nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, në një tjetër rast, në fshatin Fiershegan, shtetasi L. M., 59 vjeç, është proceduar penalisht pasi automjeti i tij u përplas me një motomjet që drejtohej nga shtetasi Q. D., 75 vjeç. Ky i fundit ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.