Kapet trafikanti i kokainës në Gjirokastër, 42-vjeçari në pranga!
- ab le
- Apr 15
- 1 min read

Një tjetër goditje e fortë ndaj shpërndarësve të drogës në Gjirokastër! Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap me kokainë të ndarë në doza, gati për shitje në disa lagje të qytetit.
Vangjel Rika, banues në fshatin Goranxi të Dropullit, u ndalua nga uniformat blu në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të vendbanimit të tij. Gjatë kontrollit fizik, në trupin e tij u gjet sasia e dyshuar e lëndës narkotike kokainë, të cilën dyshohet se e shpërndante në zona të ndryshme të qytetit me qëllim përfitimi financiar.
Ky rast tregon edhe një herë se trafiku i drogës po zhvendoset edhe në zonat më pak të ekspozuara publikisht. Policia e Gjirokastrës thekson se do të vijojë pa ndërprerje operacionet për të çrrënjosur rrjetet e shpërndarjes së drogës.