top of page

Korça ‘pushtohet’ nga turistët për Pashkë – Nuk ka më asnjë vend bosh, qyteti ‘shpërthen’ nga festa dhe komercializmi!


Korça ‘pushtohet’ nga turistët për Pashkë – Nuk ka më asnjë vend bosh, qyteti ‘shpërthen’ nga festa dhe komercializmi!

Korça është kthyer këtë fundjavë në një magnet të vërtetë për mijëra vizitorë që kërkojnë jo thjesht pushim, por një përjetim festiv me ritëm, zhurmë dhe... shumë para! Pashkët

Ortodokse e kanë shndërruar qytetin e bukur juglindor në një flluskë të tejmbushur me turistë, ku hotelet, bujtinat dhe çdo shtrat i lirë janë zënë prej ditësh.


Kapacitetet janë tejkaluar, rezervimet janë bërë që në fillim të prillit dhe tani qyteti është bërë praktikisht i paaksesueshëm për çdo të vonuar. Çmimet? Të shfrenuara! Akomodimi dhe ushqimi kanë kapur shifra të larta, duke përfituar nga fluksi i madh i besimtarëve dhe turistëve.


Katedralja e Korçës pritet të jetë epiqendra e festimeve me mijëra njerëz që do të grumbullohen për meshën e ringjalljes së Krishtit, ndërsa qyteti, si çdo vit, shet më shumë se sa feston: qirinj, suvenire, mish qengji, zbukurime dhe ‘paxh’ nga të gjitha anët.



Por ndërkohë që Korça shkëlqen nga dritat dhe buka e pashkëve, një pyetje qëndron pezull: A është kjo një festë shpirtërore apo një show masiv marketingu për të rrjepur xhepat e turistëve?

bottom of page