Kryeministri Edi Rama inspekton rikonstruksionin e hidrovorit të Akernisë, vizitë në Vlorë
- ab le
- Mar 23
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, inspektuan punimet e rikonstruksionit të hidrovorit të Akernisë në Vlorë, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e sistemit të ujitjes dhe menaxhimin e ujërave për zonën, një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe rritjen e prodhimtarisë bujqësore.
Gjatë inspektimit, kryeministri Rama u takua me qytetarët e zonës. Gjatë kësaj vizite, një prej tyre i dhuroi një buf (send), i cili u bë pjesë e bisedës së ndodhur në terren. Rama e priti me humor dhuratën dhe komentoi: "E bukur fare. I ka sytë e bukur, i ka blu. Duhet të thahet këneta," duke iu referuar kryetarit të PD, Sali Berisha.
Kryeministri theksoi se qeveria është e angazhuar për të zgjidhur problematikat që lidhen me menaxhimin e ujërave dhe për të përmirësuar infrastrukturën e ujitjes në këtë rajon, duke e konsideruar këtë projekt një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. "Kjo zgjidh problematikën e tmerrshme. Domethënë, ato hallet që kemi pasur në të kaluarën, nuk i kemi më", u shpreh Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri ndau edhe një foto me bufin që iu dhurua nga qytetarët vlonjatë, duke e konsideruar këtë moment një pjesë të vizitës së tij në këtë zonë.