top of page

Lamtumirë një legjende – Homazhet për Margarita Xhepën mbahen nesër në TKOB

Updated: Apr 10



Pas ndarjes nga jeta në moshën 91-vjeçare të aktores së madhe Margarita Xhepa, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar organizimin e homazheve zyrtare.


Ceremonia do të zhvillohet të enjten, më 4 prill 2025, nga ora 10:00 deri në 13:00, në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.



Lajmi vjen vetëm një ditë pas festimit të ditëlindjes së 91-të të ikonës së kinematografisë shqiptare, duke shtuar dhimbjen për këtë humbje të madhe kulturore.

bottom of page