Lokal i djegur në Darzezë, Fier: 5 të ndaluar dhe 1 në kërkim për zjarrvënie të qëllimshme
- ab le
- Apr 1
- 1 min read

Zbardhen detaje të reja nga zjarrvënia e qëllimshme e një lokali në zonën bregdetare të Darëzezës, Fier. Policia ka ndaluar pesë të rinj të moshës 19-23 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si të dyshuar për përfshirje në ngjarjen e ndodhur më 30 mars 2025.
Të ndaluarit janë A. T. (23), E. M. (20), A. S. (20), E. L. (19) dhe D. L. (19), të gjithë banues në Fier. Ndërkohë, shtetasi A. R. (19 vjeç) është shpallur në kërkim dhe vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.
Sipas uniformave blu, hetimet po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit për të zbardhur motivet dhe për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej të dyshuarve. Ngjarja është klasifikuar si “Shkatërrim i pronës me zjarr”, vepër penale e kryer në bashkëpunim.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit që shkrumboi lokalin.