top of page

Mbahet Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste, Rama: Misioni ynë, të çojmë Shqipërinë në BE

Është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e procesit të integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.



“Është kënaqësi për t’ju përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen.

Do të doja shumë që ju të shijoni edhe qytetin dhe jo vetëm debatin. Tirana ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur këtu ku është sot dhe po bëhet një medaljon krenarie për të gjithë ne, që themi jam nga Tirana, jetoj në Tiranë, punoj në Tiranë. Tashmë presim me padurim një fushatë zgjedhore për të marrë mandatin e katërt dhe për të përmbushur misionin për ta çuar Shqipërinë në BE dhe t’i japim fund një historie diskriminimi.


Jemi bekuar që kemi lindur në zemër të Europës, por gjithashtu kemi qenë të mallkuar për një periudhë të gjatë duke u izoluar nga Europa. Është koha jonë tashmë për të përfunduar këtë proces. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bashkohen në BE. Ne kemi qenë shumë pas, por tashmë situata ka ndryshuar. Pas tre refuzimeve radhazi, ne kemi vazhduar të punojmë fort, duke pritur që negociatat të ecin përpara. Objektivi ynë ambicioz është përmbyllja e negociatave deri në vitin 2027”, tha Rama.

bottom of page