Operacioni “Destinacioni 5” në Tiranë: Arrestohet 24-vjeçari, kapet me 3.6 kg kanabis nga SHBA
- ab le
- Apr 9
- 1 min read

Një tjetër goditje ndaj trafikut të drogës është realizuar nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni 5”. Një 24-vjeçar ka rënë në pranga, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri, përmes postës.
I riu u kap në flagrancë teksa merrte një pako me 3.6 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC, me një vlerë tregu prej 50 000 euro. Pakoja kishte mbërritur në vendin tonë përmes një kompanie postare ndërkombëtare.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar, si dhe për të identifikuar dhe kapur të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.