Pengmarrje tronditëse në Lezhë – Rrëmbim i një punonjësi sigurie në mes të ditës!
- ab le
- Apr 3
- 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen alarmante të ndodhur në aksin Lezhë–Milot, ku një punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit është rrëmbyer në mes të ditës, rreth orës 14:30, në parkimin e një lokali.
I rrëmbyeri është i punësuar pranë hidrocentralit në Kaçinar, zonë që disa ditë më parë ishte në protestë nga banorët lokalë kundër ndërtimit të HEC-it. Kjo ngjarje ngre dyshime të forta mbi një akt të lidhur me tensionet sociale në zonë.
Policia po heton në disa pista, ndërsa grupi hetimor ndodhet në terren për të zbuluar motivet dhe autorët e rrëmbimit, që ka tronditur komunitetin lokal.