Pogradec – Arrestohet 44-vjeçari që ndihmoi autorin e plagosjes me thikë
- ab le
- Mar 31
- 1 min read

Pogradec, 31 mars 2025 – Policia e Pogradecit ka arrestuar një 44-vjeçar me inicialet S. J., banues në Blacë, pasi u konstatua se ndodhej në automjetin me të cilin u largua autori i plagosjes së rëndë me thikë, ngjarje e ndodhur më 29 mars 2025 në lagjen nr. 3 të qytetit
.
I plagosuri, shtetasi M. T., 36 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, L. O., është arrestuar për akuzat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armës së ftohtë”. Po ashtu, është proceduar penalisht shtetasi A. B. (alias A. O.), për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Hetimet zbuluan se S. J. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Korçës për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt. Ai u ndalua nga policia dhe u arrestua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.