top of page

Publikohen 301 pasuri të sekuestruara nga SPAK: Prona të Martinajt, Malltezit dhe Kryemadhit


301 prona të sekuestruara nga SPAK – Pasuri luksoze nga Martinaj, Malltezi dhe Kryemadhi

Për herë të parë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar një katalog me 615 faqe ku renditen 301 prona të sekuestruara nga SPAK dhe prokuroritë. Lista përfshin vila luksoze, apartamente, biznese, toka dhe automjete, të shpërndara në të gjithë vendin, me fokus kryesor në Tiranë dhe Vlorë.



Në katalog ndodhen edhe pasuri të emrave të njohur si Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha – ku përfshihen apartamente, palestra dhe lokale. Po ashtu, janë pasqyruar edhe pasuritë e Monika Kryemadhit, me një vilë dy katëshe në Kodrën e Diellit me vlerë mbi 51 milionë lekë.


Ndër pasuritë e sekuestruara janë edhe ato të Ervis Martinajt, i njohur si bos i lojërave të fatit, që përfshijnë vila në Surrel dhe prona në jug të vendit.

Shumë nga këto prona përdoreshin si ambiente banimi apo biznese, përfshirë bar-kafe, njësi tregtare dhe garazhe. Ky publikim vjen pas inventarizimit të nisur nga Agjencia dhe synon rritjen e transparencës dhe administrimin më të mirë të pasurive të sekuestruara.

bottom of page