top of page

Shpërthim tragjik në minierë në Spanjë: 5 viktima, 2 minatorë të zhdukur në Cerredo


Shpërthim tragjik në minierë në Spanjë: 5 viktima, 2 minatorë të zhdukur në Cerredo

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën mëngjesin e sotëm, ku një shpërthim në minierën e qymyrit Cerredo në Degaña, Asturias, ka shkaktuar vdekjen e të paktën pesë minatorëve. Dy punëtorë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit, kur shërbimet e urgjencës u njoftuan për një problem me një makinë brenda minierës. Shpërthimi i fuqishëm aktivizoi menjëherë strukturat e emergjencës.



Në vendngjarje ndodhen ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe njësi të posaçme me qen nuhatës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të gjetur të zhdukurit dhe për të ndihmuar të lënduarit.


Presidenti i rajonit të Asturias, Adrián Barbón, ka shpallur dy ditë zie në nder të viktimave dhe ka shprehur solidaritetin e tij me familjet e tyre. Po ashtu, është aktivizuar plani rajonal i mbrojtjes civile për menaxhimin e situatës në nivelin më të ulët.

Ngjarja ka ngjallur tronditje në mbarë vendin dhe autoritetet janë angazhuar për të hetuar shkaqet e saktë të shpërthimit në minierën Cerredo, një nga zonat më të njohura për nxjerrjen e qymyrit në veri të Spanjës.

bottom of page