top of page

Skandal në Tiranë: Asfalt elektoral në Njësinë Nr. 6, rruga e re mbetet mes mbeturinash


Skandal në Tiranë: Asfalt elektoral në Njësinë Nr. 6, rruga e re mbetet mes mbeturinash

Një tjetër rast i asfaltit elektoral po ngre shqetësim në Njësinë Bashkiake Nr. 6 në Tiranë. Rruga “Sabaudin Gabrani”, e ndërtuar pak para zgjedhjeve me fonde publike, është lënë në një gjendje të mjerueshme.



Banorët raportojnë për cilësi të dobët të asfaltit dhe mungesë të përfundimit të punimeve. Mbeturina të shumta janë lënë në rrugë nga firma zbatuese, duke e kthyer zonën në një vend të ndotur dhe të pajetueshëm.


Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet dhe kërkojnë përgjegjësi për abuzimin me fondet publike. Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.

bottom of page