top of page

Skandali i mbetjeve në Vlorë: Kamionët vazhdojnë të shkarkojnë në një vendgrumbullim që digjet çdo tre muaj



Edhe pse Bashkia e Vlorës kishte premtuar se do të ndalonte depozitimin e mbetjeve në vendgrumbullimin pranë lagjes “Kushtrimi”, realiteti në terren tregon të kundërtën. Pavarësisht zjarreve të përsëritura që çlirojnë tym toksik çdo disa muaj, kamionët vijojnë të shkarkojnë mbetjet urbane në të njëjtin vend.



Bashkia kishte deklaruar se mbetjet do të transferoheshin në landfillin e ri në Sherrishtës, por infrastruktura aty ende nuk është përfunduar. Ndërkohë, mbeturinat po mbulojnë linjën hekurudhore dhe po përfundojnë deri në hidrovorin e qytetit.


Banorët e lagjes “Kushtrimi” janë ata që ndiejnë më shumë pasojat. Ata jetojnë çdo ditë me ndotje dhe rrezik për shëndetin, ndërkohë që sezoni turistik në Vlorë ka nisur.

bottom of page