top of page

Tentativë për kultivim narkotikësh në Krujë, arrestohet një 26-vjeçar

Policia e Krujës ka ndërhyrë me sukses për të ndaluar një tjetër përpjekje për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë një operacioni të koduar “Ndërprerja”, u arrestua një i ri 26-vjeçar, banues në Krujë.



Gjatë kontrollit të një automjeti në zonën e njohur si "Rruga e Burrelit", efektivët e policisë zbuluan 1890 fara që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Farat u gjetën të fshehura në bagazhin e automjetit që drejtohej nga i riu me inicialet F. K.


Pas kësaj, kontrollet u shtrinë edhe në banesën e të ndaluarit, ku u zbuluan dhe sekuestruan pajisje të posaçme që dyshohet se përdoreshin për rritjen e lëndëve narkotike.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Krujës njofton se do të vijojë pa ndërprerje kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që lidhet me kultivimin e lëndëve narkotike.

bottom of page