Tragjedi në Mianmar: Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti, spitalet dhe krematoriumet në kolaps
- ab le
- Mar 31
- 1 min read

Mianmari po përballet me një katastrofë humanitare pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin tre ditë më parë. Numri i viktimave ka kaluar 2,000, ndërsa spitalet janë të mbingarkuara me të plagosur dhe krematoriumet nuk përballojnë dot më fluksin e trupave.
Në qytetin Mandalay, pranë epiqendrës së tërmetit, krematoriumet janë në kolaps, ndërsa në rajonin e Sagaing, banorët raportojnë se era e trupave të pajetë ka pushtuar rrugët.
Çmimi i çantave për trupat në tregun e Yangon është rritur ndjeshëm, nga 9,000 në mbi 20,000 kyat.
Sipas juntës ushtarake që kontrollon vendin, të paktën 2,056 persona kanë humbur jetën, mbi 3,900 janë plagosur dhe 270 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.