top of page

TRONDITJE NË PADOVA – Gruaja Shqiptare Bie Pre e Makthit: E Rrëmbuer, E Mbyllur dhe E Përdhunuar për Orë të Tëra nga 36-vjeçari që sapo kishte dalë nga Burgu!

Updated: 2 days ago


TRONDITJE NË PADOVA – Gruaja Shqiptare Bie Pre e Makthit: E Rrëmbuer, E Mbyllur dhe E Përdhunuar për Orë të Tëra nga 36-vjeçari që sapo kishte dalë nga Burgu!

Padova – Një skenar horor që duket i shkëputur nga filmat më të errët, ka ndodhur në zemër të Italisë! Një 36-vjeçar nga Kosova, me dosje kriminale dhe që sapo kishte lënë qelinë, ka kthyer qytetin e qetë italian në një arenë makthi, duke rrëmbyer dhe përdhunuar një 37-vjeçare shqiptare për orë të tëra!


Sipas autoriteteve dhe raportimeve të agjencisë ANSA, agresori, vetëm 24 orë pas daljes nga burgu, ka planifikuar me detaje rrëmbimin makabër. Me një mashtrim të ulët dhe shantazh emocional, ai i telefonoi gruas duke i thënë se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik. E trembur, ajo doli me nxitim për të takuar “të panjohurin”, pa e ditur se po hynte në kurthin më të errët të jetës së saj.


E kërcënuar me armë, viktima u detyrua të shkonte në një banesë të braktisur ku, për orë të tëra, i nënshtrohej përdhunimeve të përsëritura. E pamëshirshme, mizore dhe e ftohtë ishte çdo sekondë e kalimit të saj aty – e burgosur nga një kriminel që kurrë nuk duhej të kishte parë dritën e diellit jashtë burgut.



Vetëm kur dëgjoi zërin e të birit në telefon dhe mësoi se ai ishte i sigurt, arriti të mbledhë forcat dhe të arratiset nga “kasaphana”, duke njoftuar menjëherë policinë.

U deshën dy ditë kërkimesh intensive për ta lokalizuar dhe arrestuar 36-vjeçarin. Autoritetet italiane zbuluan se ai ishte në vend në mënyrë të paligjshme dhe kishte precedentë të frikshëm penalë.


Një ngjarje që ngrit në ajër alarmet e sigurisë dhe pyetjen tronditëse: Si është e mundur që një përdhunues serial të endej i lirë rrugëve të Evropës, vetëm një ditë pasi la burgun?!

bottom of page