top of page

Rama Dërgon “Ushtarët e Bindjes” në Shkollë Partie: Zeqinja, Tërmeti, Sara dhe Agroni Nën Urdhra për “Riedukim Politik”!


ree

Kryeministri Edi Rama ka marrë një vendim drastik për disa prej figurave më të diskutueshme në radhët e Partisë Socialiste, të cilët u bënë simbol i mediokritetit dhe klientelizmit politik gjatë zgjedhjeve të 11 majit.


Zeqinaj e Roskovecit, Tërmet Peçi, Sara dhe Agroni – emra që janë përmendur më shumë për lidhje me bandat lokale dhe për sjellje të turpshme sesa për aftësi politike – janë urdhëruar nga vetë Rama të futen në "shkollë", nënkuptuar si kurs trajnimi ideologjik dhe politik në Akademinë Politike të PS.


Sipas burimeve, Rama i ka përdorur këto figura për të mbledhur vota dhe kontrolluar territorin elektoral, por tani i ka dërguar në një farë ‘riedukimi partiak’ që ngjan më shumë me një farsë staliniste. Ai u kërkoi "deputetëve të rinj" të ndjekin gjatë verës një kurs të thelluar në filozofinë e partisë, ndërsa "veteranëve" si Elisa Spiropali, Taulant Balla apo Ulsi Manja, u është dhënë roli i "profesorëve të mediokritetit".


Rama e konfirmoi vetë këtë masë gjatë një fjalimi festiv pas zgjedhjeve, ku u mburr me përbërjen e re të Kuvendit, duke e konsideruar “shkollën e partisë” si gur themeli të të majtës shqiptare për 70 vitet e fundit.


Ky zhvillim ka nxitur reagime dhe debat në opinionin publik, pasi ngjan më shumë me një teatër politik sesa me përpjekje reale për rritjen e cilësisë në qeverisje.

bottom of page