top of page

TikTok “i ndaluar” në Shqipëri, por ja si e aksesojnë!

Updated: Apr 23


TikTok “i ndaluar” në Shqipëri, por ja si e aksesojnë!

Qeveria shqiptare ka vendosur të bllokojë platformën TikTok për një periudhë 12-mujore, duke filluar nga data 13 mars 2025. Ky vendim u mor pas konsultimeve me prindër dhe mësues, duke e justifikuar me nevojën për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dhunshme dhe bullizmi online.


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka urdhëruar të gjitha kompanitë e internetit në Shqipëri të bllokojnë aksesin në TikTok dhe infrastrukturën e tij digjitale, përfshirë bllokimin e IP-ve, DNS-ve dhe SNI-ve të platformës .​



Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, shumë përdorues shqiptarë kanë gjetur mënyra për të anashkaluar bllokimin. Duke përdorur rrjete Wi-Fi që nuk janë të lidhura me operatorët te shperndarjes se internetit dhe aplikacione VPN, ata vazhdojnë të kenë akses në TikTok. Kjo tregon se bllokimi nuk është i plotë dhe ka lënë hapësira për përdorim alternativ të platformës


Ndërkohë, qeveria shqiptare ka nisur bisedime me përfaqësuesit e TikTok për vendosjen e filtrave që do të shmangin përmbajtjet e dëmshme. Vetëm pas implementimit të këtyre masave, do të shqyrtohet mundësia e rihapjes së platformës në vend 

bottom of page