Biznesmeni Shkëlqim Fusha del para SPAK për çështjen e Erion Veliajt
- ab le
- Apr 24
- 1 min read

Biznesmeni Shkëlqim Fusha doli pasditen e sotme para Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pamjet tregojnë se sipërmarrësi po hyn në ambientet e Prokurorisë Speciale. Fusha është nën hetim për çështjen e Erion Veliajt, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë të shtetit apo të të zgjedhurve vendorë”.
Gjykata e Krimeve të Rënda (GJKKO) ka vendosur “detyrim raportimi” për Fushën, i cili njihet për fitimin e tenderëve nga Bashkia e Tiranës. Nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.





