top of page

Elbasan – Akuza për presion ndaj votuesve nga kandidatja e PS, Dasantila Tahiraj


Elbasan – Akuza për presion ndaj votuesve nga kandidatja e PS, Dasantila Tahiraj

Fushata zgjedhore në Elbasan po shoqërohet me tensione, ku banorë të zonës së Shpatit pretendojnë se janë përballur me presione dhe kërcënime nga kandidatja e PS, Dasantila Tahiraj. Sipas tyre, deputetja aktuale ka ushtruar ndikim për të siguruar vota, duke përdorur mesazhe kërcënuese që lidhen me vendin e punës dhe ndihmat ekonomike.


Banorët theksojnë se Tahiraj, e zgjedhur në 2021, nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet dhe ka munguar gjatë gjithë mandatit në zonat që e votuan, si Hajdara, Shushicë, Gjinar, Zavalinë, Trepsenisht e të tjera. Mungesa e investimeve në këto fshatra ka zhgënjyer qytetarët, të cilët tashmë po shprehin hapur mbështetjen për kandidatë të tjerë, gjë që sipas denoncimeve ka sjellë reagime agresive nga rrethimi politik i Tahirajt.


Në këtë klimë, SPAK ka ngritur një Task Forcë që nga 11 prilli për të mbikëqyrur procesin zgjedhor në Elbasan. Kujtojmë se çdo formë presioni, kërcënimi apo blerje vote përbën vepër penale dhe dënohet me burg. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo tentativë ndikimi mbi votën e tyre – SPAK dhe mediat janë në krah të qytetarëve për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm.

bottom of page