Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës sërish!
- ab le
- Apr 17
- 1 min read
Updated: Apr 23

Sali Berisha mori një tjetër goditje nga drejtësia shqiptare. Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e tij për të përjashtuar trupën gjykuese që po shqyrton rekursin për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, të cilët Berisha i cilëson si “të njëanshëm”, do të vijojnë të gjykojnë çështjen e liderit të PD-së. Vendimi u firmos nga gjyqtari Enton Dhimitri, duke i dhënë një tjetër shuplakë pretendimeve të Berishës ndaj sistemit gjyqësor.
Seanca për shqyrtimin e rekursit u shty për në 22 prill, ku do shqyrtohet edhe ankesa e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Tashmë të dy përballen me masën “detyrim paraqitje”, në një proces që pritet të ketë pasoja të rënda politike dhe ligjore për çiftin e përfolur në hetimet e SPAK.