Librazhdi gati për festën më të madhe të verës! 15 Gusht Festa e Shtegëtarëve
- ab le
- Aug 14
- 1 min read

Më 15 gusht, në orën 20:30, sheshi qendror i qytetit të Librazhdit do të kthehet në skenën e një mbrëmjeje madhështore me “Festa e Shtegtarëve”. Ky aktivitet i posaçëm, i dedikuar emigrantëve dhe miqve që janë rikthyer pranë vendlindjes, pritet të sjellë një atmosferë të pazakontë festive dhe emocionuese.
Në këtë mbrëmje do të performojnë emra të njohur të muzikës dhe spektaklit:
Desara Muraci
Urban Band
Jusi Sinanaj
Fire Girl (Klaudja Duro) me një show spektakolar zjarri
DJ set që do të mbajë publikun në ritëm deri në orët e vona
Festa e Shtegtarëve organizohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha, duke u bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme të verës në qytet.
Librazhdi i hap dyert e zemrës për shtegtarët dhe miqtë e tij në një mbrëmje që premton të mbetet gjatë në kujtesë.