Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Vidhas: Përplasen furgoni taksi dhe një automjet Opel Corsa, disa të lënduar
- ab le
- Apr 30
- 1 min read
Updated: Jun 9

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan–Vidhas, ku janë përplasur një furgon që shërben për transport pasagjerësh dhe një makinë tip Opel Corsa me ngjyrë të zezë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i mjetit tip Opel Corsa, një burrë rreth të pesëdhjetave, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, në furgon ndodheshin disa pasagjerë, të cilët kanë pësuar vetëm tronditje dhe nuk raportohen me dëmtime të rënda fizike.

Furgoni ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën anësore dhe gomat janë shkatërruar si pasojë e përplasjes. Mjeti ka devijuar nga rruga dhe është ndalur pranë një muri anësor, duke rrezikuar edhe pasagjerët që ndodheshin në të.
Në vendngjarje ndodhet policia rrugore, e cila po heton shkaqet e aksidentit. Qarkullimi në këtë segment ka pësuar vonesa për shkak të ngjarjes.
Librazhdipress