top of page

Investime në Librazhd: Fillon asfaltimi i rrugës Lunik–Prevallë


ree

Në Njësinë Administrative Lunik ka nisur zyrtarisht asfaltimi i rrugës që lidh fshatin me Prevallën, një investim i rëndësishëm i Bashkisë Librazhd. Rruga e re me gjatësi 2.4 km pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe të krijojë kushte më të mira lidhjeje me rrugën kryesore.


Kryetari i Bashkisë, Mariglen Disha, në një prononcim për Librazhdi Press, u shpreh se ky është vetëm fillimi i një sërë investimesh që do të shtrihen në të gjithë fshatrat e Librazhdit. “Ne i kemi premtuar banorëve që nga fillimi se do të jemi pranë tyre me shërbime dhe projekte konkrete. Sot po e tregojmë se fjalët tona po kthehen në vepra. Do të investojmë kudo, në çdo fshat, sepse banorët meritojnë kushte më të mira jetese dhe qasje më të lehtë drejt rrugëve kryesore,” tha ai.

Ky investim shihet si një hap i madh për zhvillimin e zonës dhe rritjen e cilësisë së jetës për qindra banorë që prej vitesh kanë vuajtur nga mungesa e infrastrukturës moderne. Rruga e asfaltuar jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen e përditshme, por do të ndihmojë edhe në zhvillimin ekonomik e social të fshatrave përreth.

Një lajm i mirëpritur për banorët e Lunikut dhe një tjetër dëshmi se Librazhdi është në rrugën e duhur të zhvillimit!

bottom of page