top of page

Përrenjas – Digjet banesa, familja shpëton për mrekulli

  • Writer: ab le
    ab le
  • 6 days ago
  • 1 min read

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga flakët në fshatin Godovush, njësi administrative Stravan, Bashkia Përrenjas. Zjarri ka përfshirë banesën e shtetasit Avni Skopeci, i cili jetonte aty me bashkëshorten dhe djalin e tij.


Fatmirësisht, familja ka arritur të shpëtojë pa lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet vendore dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.

bottom of page