Aksion pastrimi dhe monitorimi në terren – për një Shkumbin më të pastër!
- ab le
- Sep 13
- 1 min read
Aksion pastrimi dhe monitorimi në terren – për një Shkumbin më të pastër!
Sot ne Librazhd, nen drejtimin Surfrider Foundation Europe dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me shoqaten AGRI-EN dhe Agjencinë e Sportit dhe Turizmit në Elbasan, përgjatë lumit Shkumbin u zhvillua një aksion i kombinuar pastrimi dhe monitorimi sipas metodologjisë OSPAR.
Në këtë aktivitet morën pjesë vullnetarë dhe përfaqësues nga:
Bashkia Librazhd dhe Elbasan
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në qarkun Elbasan
Shoqëria civile ne Librazhd
Federata e Alpinistëve në Elbasan
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit BeMed+ dhe mikrograntit të dhënë nga organizata BeMed për organizatën lokale AGRI-EN, me fokus reduktimin e ndotjes plastike në lumin Shkumbin.



















