top of page

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, një makinë merr flakë – disa të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë tre automjete. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa një prej automjeteve ka marrë flakë pas përplasjes.

ree

Si pasojë e aksidentit, raportohet për disa të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga dy autoambulanca që mbërritën në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes ndodhen gjithashtu katër makina policie dhe një zjarrfikëse, e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve.

ree

Qarkullimi në këtë segment është bllokuar për disa ore, duke shkaktuar trafik të rënduar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

ree

bottom of page