Kapen në flagrancë: 56-vjeçari tenton të vjedhë një “Mercedes” në Elbasan – Arrestohet në vendngjarje!
- ab le
- May 30
- 1 min read

Elbasan – Arrest i menjëhershëm pas tentativës për vjedhje automjeti në lagjen “Beqir Dardha”.Një 56-vjeçar është ndaluar nga forcat e Komisariatit të Policisë Elbasan pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një automjet tip “Mercedes Benz ML”. Ngjarja ndodhi në lagjen “Beqir Dardha”, ku Policia ndërhyri me shpejtësi pas sinjalizimit të marrë.
Autori i dyshuar, shtetasi L. M., banues në Elbasan, u ndalua menjëherë në vendin e ngjarjes dhe iu sekuestrua një send metalik, i cili dyshohet se shërbente për hapjen e derës së mjetit.
Ndaj 56-vjeçarit ka nisur një hetim i thelluar, ndërkohë që Policia po verifikon mundësinë e përfshirjes së tij në raste të tjera vjedhjeje në zonë.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.