Krize uji ne Golem – Banoret: “UKT na ka lene ne shkretire, paguajme por nuk marrim asnje pik”
- ab le
- 7 days ago
- 1 min read
Golem – Ne kulmin e sezonit turistik dhe te temperatures perveluese, banoret e nje kompleksi pallatesh ne rrugen “Hekurudha Golem” po perballen me nje krize te rende uji. Furnizimi, sipas tyre, vjen vetem ne orarin 09:00 – 14:00, ndersa pjesen tjeter te dites dhe gjithe naten rubinetat mbeten thate.
“Kjo eshte katastrofe. Jetojme pa uje gjithe pasditen dhe naten, nuk kemi mundesi per higjiene minimale, ndersa turistet vine e ikin te zhgenjyer. Ne po paguajme faturat rregullisht dhe nuk marrim sherbimin minimal qe na takon”, shprehen te indinjuar banoret.
Ata tregojne se ky problem nuk eshte i ri. “E kemi ngritur si ceshtje disa here, kemi bere ankesa dhe denoncime, por UKT dhe institucionet pergjegjese heshtin. Asnje mase, asnje sqarim, asnje angazhim. Vetem heshtje dhe neglizhence totale”, vijojne ata.
Banoret i bejne apel autoriteteve te marrin masa urgjente, duke paralajmeruar se do te vijojne denoncimet publike deri ne zgjidhjen perfundimtare te problemit.
