Operacion rekord në Ankara, bien në pranga 525 shpërndarës!
- ab le
- Apr 17
- 1 min read
Updated: Apr 23

Turqia tronditet nga një operacion masiv antidrogë – më i madhi ndonjëherë në historinë e vendit. Me një mobilizim të jashtëzakonshëm të forcave të rendit, 525 persona janë arrestuar në Ankara, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformave digjitale.
Më shumë se 625 adresa u bastisën në të njëjtën kohë nga mijëra efektivë, të pajisur me qen antidhrogë, dronë dhe helikopterë. Operacioni u zhvillua pas një hetimi 6-mujor teknik dhe fizik, që çoi në identifikimin e dhjetëra rrjeteve të shpërndarësve që përdornin platformat online për të tregtuar drogën.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, e quajti këtë ndërhyrje “historike”, duke paralajmëruar se lufta ndaj drogës do të jetë e pamëshirshme. “Nuk do të lejojmë që të helmojnë të rinjtë tanë,” deklaroi ai në një konferencë urgjente.





