top of page

Shokuese në Librazhd! E lyeu me benzinë dhe i vuri flakën fqinjit për një konflikt banal – 75-vjeçari përfundon në spital, agresori në pranga!

Një akt barbar ka tronditur qytetin e Librazhdit, ku një 32-vjeçar tentoi të djegë të gjallë fqinjin e tij pas një konflikti të turpshëm për motive të ulëta. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të banesës së viktimës, ndërsa autori është vënë në pranga nga policia menjëherë pas krimit.


Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi S. O., 75 vjeç, u dërgua me urgjencë në spitalin e Prrenjasit me djegie të konsiderueshme, pas një sulmi të qëllimshëm me lëndë djegëse. Nga hetimet e kryera në kohë rekord, rezulton se autori i dyshuar, G. O., 32 vjeç, kishte shkuar te banesa e të moshuarit, ku në kulmin e një konflikti, e kishte lyer me benzinë dhe më pas i kishte vënë flakën, duke e lënë të përpëlitej nga dhimbjet.

Fatmirësisht, 75-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që agresori u kap në flagrancë dhe tashmë do të përballet me drejtësinë.

Ky akt i skajshëm dhune përbën një alarm për rritjen e agresivitetit të pashembullt në komunitet dhe shpërfaq nevojën për reagim të fortë institucional dhe shoqëror.


Materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

bottom of page