Vërshim masiv në kufi: 10 mijë emigrantë kthehen për Pashkë!
- ab le
- Apr 18
- 1 min read
Eksod i përkohshëm nga Greqia! Mbi 10.000 emigrantë shqiptarë zbarkojnë në atdhe për Pashkë – kufiri në alarm!

Një vërshim i vërtetë shqiptarësh është regjistruar gjatë 48 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës. Më shumë se 10.000 emigrantë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kanë hyrë në territorin shqiptar për të kaluar festën e Pashkëve pranë familjeve të tyre.
Ky fluks i pazakontë ka vënë në gatishmëri të lartë autoritetet në doganë. Në Kapshticë po punohet me 6 sportele të hapura në hyrje, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në Kristapologji, ku ndonëse fluksi është i lartë, janë shmangur radhët e gjata përmes organizimit dhe koordinimit.
Policia kufitare shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të lehtësuar procedurat. Sipas burimeve zyrtare, po zbatohet një procedurë e përshpejtuar kalimi për të gjithë emigrantët e pajisur me dokumentacionin përkatës grek.
Ndërkohë, burime nga terreni konfirmojnë se numri pritet të rritet ndjeshëm gjatë orëve në vijim, pasi festat e Pashkëve janë kthyer në një traditë për emigrantët që rikthehen përkohësisht në vendlindje.